Bota

Stoltenberg konfirmon qëndrimin: S’do të ketë ndryshime të pranisë së NATO-s në Kosovë

17 Maj 2021, 18:00 Nga DOSJA
Stoltenberg konfirmon qëndrimin: S’do të ketë ndryshime

BRUKSEL– Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk ka ndryshime në praninë e NATO-s në Kosovë, e as që pritet të ketë, pasi, sipas tij, të 30 vendet anëtare janë të përkushtuara për vazhdimin e mandatit.

Stoltenberg i bëri komentet pas takimit që zhvilloi të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Sipas Express, ditë më parë, Vuçiç tha se ka “ka informacione se një shtet i madh i NATO-s do të kërkojë largimin e misionit të NATO-s, KFOR, nga Kosova”.

Nuk ka ndryshime në misionin e NATO-s dhe të 30 aleatët, përfshirë edhe SHBA-në, janë të përkushtuar për misionin e KFOR-it. KFOR-i është atje për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë dhe aleatët janë të përkushtuar. Ky mision është i bazuar qartë në mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka ndryshime”,- tha Stoltenberg.

Ai tha se cilido ndryshim në mandatin e KFOR-it duhet të ndodhë vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare të NATO-s.

UNMIK-u, përkatësisht Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara, është vendosur në Kosovë në vitin 2000, pas sulmeve ajrore të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe. Ai është vendosur në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në qershor të vitit 1999 dhe e cila është ende në fuqi.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, UNMIK-u i ka dorëzuar shumicën e përgjegjësive të tij Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë po ashtu në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/Vuçiç takohet me sekretarin e NATO-s, ‘zmbrapset’ nga deklarata për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni jens stoltenberg kfor ne kosove nato ne kosove jens stoltenberg kfor ne kosove nato ne kosove

Sondazh

Poll