Bota

Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiçin në Slloveni: Insistonte që ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor t’ju

17 Maj 2021, 18:13 Nga DOSJA
Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiçin në Slloveni:

SLLOVENI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni. Ajo ka treguar edhe për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shteteve anëtarëve që janë pjesë e OKB’së”,- ka thënë Osmani për RTK-në.

Sipas Express, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviç, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiçit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo e pengoi Vuçiçin”,– theksoi Osmani.

Ajo më tej tha se kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiç kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi ajo.

Osmani tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara. Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, etj.

(d.a/dosja.al)

Samiti i Bërdo-Brionit/ Mblidhen liderët e Ballkanit, plas DEBATI mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç për ndyshimin e kufijve, Presidenti i Serbisë: S’kemi rënë ende dakort për këtë çështje

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic samiti i sllovenise shefik xhaferoviç vjosa osmani aleksander vucic samiti i sllovenise shefik xhaferoviç vjosa osmani

Sondazh

Poll