Bota

Lufta Izrael-Palestinë, duke mbajtur foshnjën e porsalindur në krahë, gruaja palestineze rendit nevojat bazë që kërkon: D

17 Maj 2021, 18:14 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, duke mbajtur foshnjën e porsalindur në

PALESTINË- Një grua palestineze Umm Jamal al-Attar, teksa është detyruar që të largohet nga vendi i saj për shkak të luftës mes Palestinës dhe Izraelit, së bashku me fëmijen e saj të porsa lindur ka kërkuar ndihmë nga njerëzit. Aljazeera shkruan se ajo ka renditur të gjitha nevojat e tyre elementare për të mbijetuar, në të cilën ka thënë se kanë nevojë për ushqim, mbulesa, rroba dhe qumësht për fëmijën. 

“Ne kemi nevojë për ushqim, rroba, duvet, dyshekë dhe qumësht. Shpina më dhemb nga gjumi në një mbulesë të hollë në dysheme. Unë duhet të kërkoj nga njerëzit e tjerë pelena për djalin tim. Po përpiqem ta ushqej me gji, por ai është ende i uritur dhe vazhdon të qajë”, tha ajo.

Por Umm Jamal al-Attar, kjo nuk është hera e parë që ajo dhe familja e saj janë zhvendosur. Ajo tha se kaloi 40 ditë duke u strehuar në një shkollë gjatë luftës në Gaza 2014, në të cilën Izraeli vrau më shumë se 2,100 Palestinezë, përfshirë 1,462 civilë në një hapësirë prej 50 ditësh.

200 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 200 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1, 300 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Tensionet u përhapën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës Palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit Izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe lagjen Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin. Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aqsa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në 1980 në një lëvizje të njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Lajmi kryesor: Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine umm jamal al-attar lufta izrael-palestine umm jamal al-attar

Sondazh

Poll