Bota

Rihapet Italia: Zonat e bardha rikthehen, ora e ndalimit shtyhet deri në 23:00

17 Maj 2021, 18:32 Nga DOSJA
Rihapet Italia: Zonat e bardha rikthehen, ora e ndalimit shtyhet deri në

ITALI- Këtë mbrëmje do të miratohet dekreti i ri i rihapjes, i cili do të zëvendësojë atë të mëparshmin. Mediat e huaja raportojnë se zonat e bardha, të shfuqizuara me masat e fundit, janë përsëri në Itali, por pritet të ketë edhe shumë lajme të tjera.

Në propozimin e Mario Draghi thuhet se ora policore do të zhvendoset së shpejti në orën 23:00, nga 7 qershori  dhe përfundimisht heqja totale e masës duke filluar nga 21 qershori.

Gjashtë rajone janë cilësuar drejt zonës së bardhë nga qershori. Friuli Venezia Giulia, Molise dhe Sardenja duhet të hyjnë në zonën e bardhë dhe, nëse tendenca e infektimit nuk ndryshon, Abruzzo, Veneto dhe Liguria gjithashtu do t’i ndjekin ato nga 7 qershori.

Nga 1 qershori, restorantet dhe baret do të jenë të hapur për drekë dhe darkë edhe brenda.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 mario draghi rihapet italia covid-19 mario draghi rihapet italia

Sondazh

Poll