Bota

TRE BIZNESE! I doli emri dhe mohoi përfshirjen në trafikimin e 400 kg kokainë, kush është shqiptari ortak me kosovarin në

17 Maj 2021, 19:09 Nga DOSJA
TRE BIZNESE! I doli emri dhe mohoi përfshirjen në trafikimin e 400 kg

TIRANË– Bledar Habili, biznesmeni që u përmend sot në të gjitha mediat pasi rezulton bashkëpronar në kompaninë “MC FOODS”, logoja e të cilës ishte e stampuar dhe në kamionin ku u gjetën 400 kilogramë kokainë, ka dhe dy biznese të tjera.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare “Open Coorporates”, Habili rezulton të ketë në pronësi dhe nën administrin dy biznese të tjerë një që merret me ndërtimin dhe një tjetër që është aktiv në fushën e eksportit.

Konkretisht bëhet fjalë për “Fish Planet”, shoqëria me seli në Shkozet dhe “Fokus 2020”, shoqëria e ndërtimit me Tirane, Golem e Qërret.

Objekti i Veprimtarisë për “Fokus 2020”

Aktivitet ne fushen e ndertimit, ndertim objektesh civile dhe publike, vepra arti, rruge etj. tregtim te cdo materiali ndertimi me shumice dhe pakice etj. ne konstruksione te fshatrave turistik, ne zhvillime e zonave me ndertime te reja. Sherbime hotelerie, bar, kafe, restorante, pishina, hapesira plazhi privat dhe sherbime turistike te te gjitha llojeve perfshi organizim ekskursionesh, import – eksport, tregtim me shumice dhe pakice. Cdo transaksion tregtar ne lidhje me pasurite e luajtshme dhe paluajtshme, shitje, blerje pjesemarrjesh ne shoqeri, dege, konsurciume ose ente te tjera, garantimi dhe vendosja e barreve (mbi pasuri te luajtsme ose te paluajtshme), si dhe lidhja e cdo marreveshje financiare. Ofrimi i sherbimeve keshilluese, zhvillimi I studimeve kerkimore te tregut, krijimi I patentave dhe i markave tregtare si dhe te drejta te tjera te pronesise intelektuale, themelimi dhe organizimi I rrjeteve tregtare, lidhja e marreveshjeve te agjensise dhe te sherbimit, rezervime dhe shitje online te marri pjese ne cdo tender brenda dhe jashte te Republikes se Shqiperise. Ne funksion te qellimeve te mesiperme shoqeria mund te hyje ne tregje dhe operacione te ndryshme, te zoteroje pasuri te luajtshme e te paluajtshme dhe / ose pjesemarrje ne shoqeri tetjera tregtare.

Objekti i Veprimtarisë për Fish Planet

Import eksport, përpunim, tregtim, me shumicë e pakicë e të gjitha llojeve të produkteve të akuakulturës detare dhe tokësore. Hapja e ambienteve të bar restoranteve, hoteleri, ambiente për kryerjen e tregtimit të mallrave ushqimorë industrial dhe ato me origjinë detare, si dhe hapje të magazinave doganore, kongelator për ruajtjen e produkteve ushqimore. Kërkim shkencor në fushën e peshkimit . Hapje agjencie detare dhe spedicionere. Përpunim aktiv të të gjitha prodhimeve të detit importuara apo të mbledhura në vend . Ngritja dhe krijimi i qendrave të detit importuara apo të mbledhura në vend . Ngritja dhe krijimi i qendrave shkencore dhe qendrave për realizimin e analizave të mallrave ushqimorë apo përbërëseve ushqimor të importuara apo të destinuara për eksport, si për produktet e konsumit ushqimor nga njerëzit, kafshët apo materialet e përbërësit industrial. Veprimtari në fushën e agrikulturës detare dhe tokësore, prodhimi, mbarështimi i të gjitha produkteve e nënprodukteve ujore.

Habili mohoi të kishte lidhje me sekuestrimin e kokainës. Ai tha se kamioni nuk është e kompanisë së tij, pasi “MC Foods” edhe pse ka disa muaj që është regjistruar në QKR, ende nuk e ka nisur aktivitetin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll