Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i siguroi mbështetje për ref
17 Maj 2021, 18:27Nga DOSJA
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, bëri të ditur se “në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe ekonomike, afrimi i Kosovës me BE, dhe dialogu I ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë.
Në daklaratë thuhet më tej se “kancelarja gjermane dhe kryeministri folën edhe për ndihmën që ka marrë Kosova nga Gjermania për luftimin e pandemisë dhe se kancelarja i siguroi kryeministrit të Kosovës mbështetjen e Gjermanisë për rrugën e reformave të vendit.”
Siç mësoi DW nga qarqe qeveritare në Berlin, në takim u fol edhe për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kancelarja gjermane kishte biseduar dhe më pare në formën virtuale me Kurtin në cilësinë e këtij si kryeministër i qeverisë së parë të tij.
Kancelarja gjermane pati sot një bisedë virtuale edhe me kryeministrin slloven Janez Jansa, ku njëra nga temat ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Sllovenia, e cila në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti do të marrë në dorë kryesinë e radhës së BE-së, planfikon të organizojë një samit të Ballkanit Perëndimor.
Marrë nga DW.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PALESTINË- Një grua palestineze Umm Jamal al-Attar, teksa është detyruar që të largohet nga vendi i saj për shkak të luftës mes Palestinës dhe Izraelit, së...
SLLOVENI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni. Ajo ka treguar edhe për përplasjen që kishte me p...
BRUKSEL– Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk ka ndryshime në praninë e NATO-s në Kosovë, e as që pritet të ketë, pasi, sipas tij, të...
AMERIKA LATINE- Policia Boliviane ka goditur një pikë të rëndësishme kundër prodhuesve të kokainës në vend pas zbulimit dhe shkatërrimit të tre “mega-fabr...
SHBA– Organizatat myslimane amerikane bojkotuan festën e së dielës në Shtëpinë e Bardhë për Fitër Bajramin, dita që shënonte fundin e muajit të shenjtë të Ramaz...
PAKISTAN- Pakistani ka dënuar ashpër bombardimet që Izraeli po i bën Palestinës. Aljazeera shkruan se Parlamenti i Pakistanit ka miratuar një rezolutë duke i bë...
GAZA- Zyra e Gazës e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit në Rripin e Gazës u shkatërruan nga raketat izraelite. Aljazeera shkruan se media lokale e Katarit, Marsal K...