Bota

Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar p

14 Maj 2021, 05:32 Nga DOSJA
Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë

IZRAEL– Ushtria izraelite ka përshkallëzuar sulmin ndaj Palestinës mbrëmjen e djeshme, ku trupa tokësorë u dërguan nga qeveria për të luftuar në rripin e Gaza-s, teksa palestinezët vazhdojnë të gjuajnë me raketa në Izrael në ditën e pestë të luftimeve. Izraeli e kishte paralajmëruar ndërhyrjen në Gaza kur rreth 7 mijë ushtarë u njoftua se do të pushtonin Gazën, por pas 2 orësh, ushtria izraelite përgënjeshtroi lajmin, duke pohuar se ushtarët janë ende në kufi.

Por sërish, sulmi ka vazhduar. Izraelitët kanë bombarduar tunelin e Hamasit ku ishin vendosur ushtarët palestinezë që prisnin përballjen me trupat tokësorë që nuk erdhën kurrë. Sipas qeverisë izraelite, sulmi vjen me “alibinë’ se palestinezët lëshuan 1750 raketa në Izrael nga Gaza që prej të hënës.

Tre raketa u qëlluan drejt Izraelit nga Siria, tha ushtria izraelite, duke shtuar se njëra ra në Siri. Gjuajtjet erdhën pasi zjarri i Izraelit drejt Libanit fqinj i Sirisë vrau një anëtar të grupit Hezbollah, një armik hark i Izraelit që është i pranishëm në Sirinë e Jugut. Nuk ka asnjë konfirmim të menjëhershëm të një lidhjeje midis ngjarjeve.

Bilanci i deritanishëm i përplasjeve mes Izraelit dhe Palestinës është i trishtë. Janë 122 të vdekur në Gaza, mes tyre 31 fëmijë dhe 900 të plagosur. Ndërsa në Izrael raportohet për 7 viktima. Ministri i Mbrojtjes, Benny Gatz kërkoi një ndërhyrje masive të forcave ushtarake, ndërkohë që numri i të arrestuarve ka shkuar në mbi 400. 

Si nisi lufta? Përplasjet që po mbajnë botën pezull që prej të hënës…

Por si e sheh bota këtë përplasje?

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA gjithashtu ka kërkuar armëpushim edhe pse ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.

Unë dënoj sulmet pa kriter të Hamasit ndaj Izraelit. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen. Dhuna duhet të marrë fund tani. ”- tha ajo.

Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim. Gjithashtu në Izrael ka shkuar një delegacion nga Egjipti për të kërkuar armëpushimm, gjë që u refuzua menjëherë. Nga ana tjetër, Hamas ka kërkuar një armëpushim reciprok në këmbim të pushimit të sulmeve nga ana e Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Por Izraeli nuk tërhiqet. Qeveria deklaron se Izraeli nuk po kërkon një armëpushim dhe as ka interes për një gjë të tillë.

Por cila ishte shkëndija e parë e luftës?

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll