Bota

Lufta Izrael-Palestinë, organizata “Save the Children” bën bilancin: Janë shkatërruar 30 shkolla palestineze dhe 1 izrae

14 Maj 2021, 12:03 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, organizata “Save the Children” bën

PALESTINË- Organizata botërore “Save the Children” (Ruaj fëmijët), ka bërë bilancin e shkollave të dëmtuara nga lufta mes dy vendeve. Aljazeera shkruan se sipas “Save the Children”, deri tani janë shkatërruar 31 shkolla në të dy vendet, ku 30 prej tyre janë të Palestinës.

Shkollat janë rrëzuar nga sulmet ajrore të Izraelit, i cili gjithashtu ka bombarduar një qendër shëndetësore në Gaza. Mësohet se 31 shkollat e shkatërruara frekuentoheshin nga më shumë se 24 mijë fëmijë. Ndërkohë që mësimi në të dy vendet është pezulluar për shkak të luftës që po zhvillohet. 

“Ne vazhdimisht u themi fëmijëve të vegjël se bombardimet e mëdha janë festime, fishekzjarre. Ne përdorim mënyra të ndryshme për ta shpërqendruar vëmendjen e tyre nga kjo atmosferë e tmerrshme, por të gjitha janë të kota,” thuhet në njoftimin e “Save the Children”

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

LAJMI KRYESOR/Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine save the children lufta izrael-palestine save the children

Sondazh

Poll