Bota

Lufta Izrael-Palestinë, Turqia reagon sërish: Komuniteti ndërkombëtarë të reagojë me shpejtësi

14 Maj 2021, 11:42 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, Turqia reagon sërish: Komuniteti

TURQI- Turqia i ka bërë sërish thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të marrin masa kundër sulmeve të Izraelit në Palestinë. Hurriyet shkruan se nëse nuk merren masa, sulmet do të shkaktojnë një humbje më të madhe të jetëve civile në në Palestinë. Ministria e Jashtme në Turqi gjithashtu ka përmendur disa nga sulmet që izraeli ka bërë në Gaza. 

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë me shpejtësi për të ndaluar këto sulme, të cilat do të shkaktojnë humbje të mëtejshme të jetëve civile. Rritja e shpejtë e viktimave civile në sulmet ajrore të Izraelit kundër Gazës, dëmtimi i shkollave të lidhura me Agjencinë e OKB-sw për Ndihmën dhe Punët mbi refugjatët palestinezë, dhe plagosja e kameramanit dhe fotoreporterëve të mediave që shërbejnë në rajon, zbulojnë qartë se Izraeli po sulmon pa kriter,” thuhet në njoftim. 

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

LAJMI KRYESOR/Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ibrahim kalin lufta izrael-palestine ibrahim kalin lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll