Bota

Delegacioni egjiptian sygjeron armëpushim, Izraeli refuzon “ofertën” kërcënon Palestinën: Do të shkatërrohen të gjit

14 Maj 2021, 11:08 Nga DOSJA
Delegacioni egjiptian sygjeron armëpushim, Izraeli refuzon

IZRAEL- Izraeli ka refuzuar sygjerimin e një delegacioni nga Egjipti për të ndërmjetësuar një armëpushim me Palestinën. Aljazeera shkruan se izraelitët e kanë refuzuar “ofertën” e egjiptianëve për të arritur një armëpushim, qoftë edhe të përkohshëm.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Izraeli ka kërcënuar Palestinën, duke thënë se ka për synim që të shkatërrojë të gjitha njësitë ushtarake të saj në qytetin e Hamasit, në Gazë, si dhe në fraksione qytetesh të tjera. 

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë që thyen kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll