Bota

Me foshnjën në krah! Burri shkon në ishullin ku u takua me 20-vjeçaren që u vra nga grabitësit, i jep lamtumirën e fundit

14 Maj 2021, 11:58 Nga DOSJA
Me foshnjën në krah! Burri shkon në ishullin ku u takua me

GREQI– Familja, miqtë dhe të gjithë personat e afërt u mblodhën ditën e sotme për ti dhënë lamtumirën e fundit, Carolina Baigorri, e cila u vra pak ditë më parë në Greqi.

Gruan ia vranë grabitësit, sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçares në Greqi! Bashkëshorti me foshnjen në duar shkon në ceremoninë mortore

Varrimi u krye në Alonissos, aty ku të pranishëm ishin rrethi i ngushtë. Shumica prej tyre ishin të veshur me të zeza, me lule në duar, duke nderuar kujtimin e vajzës që u vra brenda shtëpisë së saj. Lamtumira iu dha në vendin ku ata u takuan dhe u dashuruan.

Në fotot e bëra publike shihet bashkëshorti i të ndjerës i cili mban fëmijën në krah, rrugës duke shkuar në ceremoninë mortore.

KUR NDODHI NGJARJA?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj, pilotin Haralambos Anagnostopoulos. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohës. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni carolina baigorri detaje nga vrasja në greqi carolina baigorri detaje nga vrasja në greqi

Sondazh

Poll