Bota

Shkoi në Tajvan për një kontratë pune! U shtrua në spital për një vizitë, 20-vjeçarja shqiptare rezulton pozitive me Co

14 Maj 2021, 11:45 Nga DOSJA
Shkoi në Tajvan për një kontratë pune! U shtrua në

TAJVAN- Një 20-vjeçare shqiptare e cila kishte shkuar për arsye pune në Tajvan ka rezultuar pozitive me Covid19.

Sipas mediave, ajo ka shkuar në Tajvan më datë 18 prill pasi kishte siguruar një kontratë punë atje. 20-vjeçarja nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar për vizitë në një spital ku është zbuluar se kishte koronavirus.

Rasti i saj është raportuar më vonë nga autoritetet e Tajvanit duke u listuar si një ndër 5 rastet kur koronavirusi është importuar nga jashtë. Ajo është në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe nën kujdesin e mjekëve. Sot Tajvani ka raportuar 29 raste të reja të transmetimit të COVID në komunitet, shifra më e lartë -ditore që nga fillimi i pandemisë, përfshirë shtatë raste të tjera pa ndonjë burim të njohur.

Qendrat Tajvaneze për Kontrollin e Sëmundjeve tha se 16 raste ishin të lidhura me çajtoret dhe baret në lagjen Wanhua në Taipei.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 20 vjecarja shqiptare ne tajvan pozitive ne covid tajvan 20 vjecarja shqiptare ne tajvan pozitive ne covid tajvan

Sondazh

Poll