Bota

Kush do të rrëmbejë çmimin e parë në ‘Eurovizion 2021’, sipas parashikimeve lista e plotë më të favorizuarit

14 Maj 2021, 10:56 Nga DOSJA
Kush do të rrëmbejë çmimin e parë në

ROTTERDAM– Sipas CNN Greqi, çdo vit qarkullon një listë paraprake e 10 këngëve më të mira që do të dalin nga kompeticioni europian i këngës.

Tre më të pëlqyerit dhe ata të cilët kanë shanset më të mëdhaja për të fituar ccmim janë: Franca, Italina dhe Malta.

Franca dhe Italia, të cilët kanë përparuar drejtpërdrejt në finale së bashku me tre të tjerët e “Big-5” (Gjermani, Britani e Madhe, Spanjë) dhe Hollanda i cili është dhe vendi mikpritës, bën provën e parë me këngët e tyre dhe impresionuan.

Malta, me Destiny-n 18-vjeçar, ndërsa ishte favorit i madh për fitoren, tani ka rënë në vendin e tretë në parashikime.

Beteja pritet të jetë e ashpër, pasi asnjë nga tre vendet nuk ka diferencë të madhe nag njëri-tjetri.

Por një lajm tjetër që vjen nga kmpanitë e basteve është edhe fakti se Greqia dhe Qiproja janë në dhjetëshen e këngëve të preferuara.

Pjesëmarrja e Greqisë me Stefania Lymperakaki dhe “Kërcimi i Fundit” është në vendin e 10-të në baste. Ngritja nga vendi i 14-të është për shkak të pranisë së shkëlqyeshme të skenës në provën e dytë.

Tre vende më lart se Greqia është Qipro, e cila merr pjesë në garë me “El Diablo” dhe Elena Tsagrinou.

Nata finale e Eurovision 2021, është të shtunën e ardhshme, 22 maj, duke filluar nga ora 22:00.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota eurovision 2021 eurovision 2021

Sondazh

Poll