Bota

Maldive ndalon turistët nga Azia e Jugut, i ‘pret’ rrugën indianvë të pasur

14 Maj 2021, 11:28 Nga DOSJA
Maldive ndalon turistët nga Azia e Jugut, i ‘pret’ rrugën

MALDIVE– Maldivet kanë ndaluar turistët nga Azia e Jugut, duke i ‘prerë’ rrugën indianëve të pasur të cilët zgjedhin këtë destinacion për të ikur nga kriza e COVID-19 në vendin e tyre.

Lajmin e konfirmoi Ministria e Turizmit dhe e Emigracionit, e cila njoftoi ndalimin e përkohshëm, i cili do të zbatohet për të gjithë vizitorët nga India , Nepali, Butani, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Sri Lanka, si dhe njerëzit që kanë kaluar ato vende, shkruan CNN.

Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër pasi Maldivet janë duke u përpjekur të kontrollojnë valën e rritjes së rasteve me COVID.

Maldivet ishte një nga vendet e para që u rihap plotësisht për turistët vitin e kaluar, dhe në javët e fundit ajo është bërë një ‘strehë’ për indianët e pasur, duke përfshirë yjet e Hollywood.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota maldive ndalon turistet nga azia maldive ndalon turistet nga azia

Sondazh

Poll