Bota

Izraeli nuk gjen paqe, ashpërsohen tensionet edhe në kufi me Libanin dhe Sirinë

14 Maj 2021, 11:27 Nga DOSJA
Izraeli nuk gjen paqe, ashpërsohen tensionet edhe në kufi me Libanin

IZRAEL-Lufta e Izraelit nuk ka përshkallëzuar vetëm me Palestinën por tensionet janë ashpërsuar gjithashtu edhe në kufinjtë me Libanin dhe Sirinë.

Mbrëmjen e djeshmë tre raketa janë qëlluar nga Libani i Jugut në drejtim të Izraelit por përfunduan në Detin Mesdhe. Ushtria libaneze ka fajsuar në lidhje më këtë incident një shtatas palestinez, sipas The Guardian.

Këtë mëngjes, forcat izraelite shënjestruan një automjet që mbante armë në provincën Homs të Sirisë. Izraeli është aktiv në territorin e Sirisë, duke kryer sulme të shpeshta ndaj Hezbollahut në të gjithë vendin, por zakonisht nuk e pranon një gjë të tillë.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

LAJMI KRYESOR/Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll