Bota

Një bombë tjetër lëshohet në Gaza, izraelitet paralajmërohen të largohen nga rripi i Gazës

14 Maj 2021, 10:56 Nga DOSJA
Një bombë tjetër lëshohet në Gaza, izraelitet

IZRAEL-Pas bombardimeve të shumta që Izraeli po i bën Palestinës, një bombë tjetër është lëshuar në Gaza nga një avion ushtarak izraelit.

Sipas The Guardian, sulmet ajrore izraelite po paralajmërojnë komunitetet izraelite pranë rripit të Gazës për t’u larguar nga zona pasi një raketë arriti të depërtonte në hapësirën ajrore të Izraelit.

 

לפני זמן קצר, תקף כלי טיס חוליית פעילים של ארגון הטרור חמאס בצפון רצועת עזה, בזמן שהייתה בהכנות לשיגור רקטות למרכז הארץ pic.twitter.com/kcEDvElpiJ

— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) May 14, 2021


Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.

LAJMI KRYESOR/Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(E.K/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll