Politike

“U shpërndanë 10 milionë lekë, kapëm furgonin me ndihma”/ PD: 5 provat tona për përsëritjen e zgjedhjeve në

14 Maj 2021, 11:18 Nga DOSJA
“U shpërndanë 10 milionë lekë, kapëm furgonin me

TIRANE– Përveç blerjes me 50 mijë lekë të votës, blerjes së kuponave për karta identiteti në qarkun e Beratit nga PS, Partia Demokratike paraqiti edhe prova të tjera që i quan të rëndësishme që mbështesin kërkesën e saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. PD njofton se ka dorëzuar në KQZ prova të rëndësishme që vijojnë: 

1. Vendimi i PS në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda si mënyrë për të blerë vota.

2. PS në Këshillin Bashkiak të Beratit shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS për të ndikuar në rezultat.
3. Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve është provë e perdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin
4. Presioni i nëpunësve civilë per te gjetur secili 30-50 vota per PS-në kembim te vendit te punës.
5. Vendimi për shtimin e numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona.

Diferenca e votave për mandatin e 5-te të PS është 77 vota me LSI, ndërkohë që ka 5292 fletë të pavlefshme ose 6.54%.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike humbja e opozites kas 14 maj 2021 zgjedhjet e 25 prillit 2021 humbja e opozites kas 14 maj 2021 zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll