Politike

Zgjedhjet në Berat/ KAS shqyrton ankesat e PD dhe LSI, vendimi jepet nesër. Kaziaj: Ka mospërputhje të fletëve! Demokratët

14 Maj 2021, 07:27 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Berat/ KAS shqyrton ankesat e PD dhe LSI, vendimi jepet

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS), u mblodh sot për të shqyrtuar ankesat e tri subjekteve të opozitës, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste dhe ABEOK, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në qarkun e Beratit. Mbledhja nisi me paraqitjen e dokumenteve shtesë që opozita i quan prova në lidhje shkeljet dhe pretendimet për këtë qark. 

Të parët që folën në këtë mbledhje ishin përfaqësuesit e opozitës. Altin Kaziaj, përfaqësuesi i LSI tha se në Berat në një prej qendrave të votimit ka një mospërputhje të numrit të votuesve me fletët e votimit dhe ata që janë regjistruar në pajisjen e identifikimit (PEI). Ndërkohë që ky fakt u kundërshtua nga juristi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, i cili tha se janë bërë hetime dhe se të gjithë komisionerët janë dakordësuar për problematikat e mundshme.

Ndërkohë që Partia Demokratike dhe përfaqësuesi i saj, Marash Logu u përplas me anëtarin Ilir Rusmalji, i cili kërkoi argumentim të kërkesave të opozitës, ndërsa Logu i kërkoi që të merreshin provat nga Prokuroria.

PD deklaroi se kandidatët e PS, veçanërisht, Hatixhe Konomi dhe Nasip Naço kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person. Sipas përfaqësuesit të PD-së, kryesuesja e listës së Beratit, Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit. Për identifikimin e tyre kanë përdorur rregjistrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbarimin e kësaj skeme kriminale për blerjen e votave.

Në lidhje me Nasip Naçon, PD tha në KAS se i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kallëzuar në SPAK. PS theksoi se këto akte kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve. Vendimi për këtë qark do të jepet nesër në orën 10:00.

Por në cilën fazë është procesi?

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021, opozita ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve. PD-AN ka ankimuar rezultatin në 9 qarqe ndërsa LSI në 5. PD kërkon rivotim, ndërsa LSI kërkon edhe rinumërim edhe rivlerësim të votave. Por në rastin e qarkut të Gjirokastrës, KAS i rrësoi kërkesat e opozitës që i cilësoi si të pavlefshme dhe të bazuara në shpifje dhe jo në prova.

(f.g;f,m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas kas 14 maj 2021 pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021 kas kas 14 maj 2021 pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll