Politike

Mbrojtja e territorit/ Rama “dush” ministrave dhe Policisë: Ndërtimet pa leje janë lejuar në këmbim të korrupsionit, k

14 Maj 2021, 10:40 Nga DOSJA
Mbrojtja e territorit/ Rama “dush” ministrave dhe Policisë:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot tre ministrat Bledi Çuçi, Etilda Gjonaj dhe Blendi Klosi me të cilët u diskutua zbatimi i Kodit Penaln dhe mbrojtja e territorit nga ndërtimet nga leje. Qeveria shqiptare u zotua sot se prioriteti kryesor është mbrojtja e zonave të mbrojtura, mosprerja e pyjeve apo ndërtimet në bregdet.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij njoftoi nisjen e një operacioni të ashpër nga Velipoja deri në Ksamil për të parandaluar ndërtimet pa leje. Kryeministri fajësoi Policinë e Shtetit se ka neglizhuar kundrejt korrupsionitn ndërtimet në Bregdet, ndërsa garantoi se kontrolli absolut do të vendoset mbi të gjithë territorin e vendit.


Kryeministri tha se policia ka kapacitet për të ndjekur të gjithë territorin por duhet të ndajë çështjen e menaxhimit të resurseve. Sipas tij nuk ka asnjë logjikë të shkohet në majë të malit për një avlli kur në rërën e detit dikush bën namin.

Rama foli edhe për ata që ndërtojnë pa leje dhe tha se të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, pasi shteti iu prish ndërtimin, kanë për detyrë të paguajnë kostot e pastrimit. Ndërsa më herët, fjalën e morën me radhë edhe ministrat e linjës, Bledi Çuçi, Etilda Gjonaj dhe Blendi Klosi. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ndryshimet ligjore janë në fuqi dhe mbrojtja e territorit parashtrohet në të gjithë kuadrin ligjor të fushës. 

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi kërkoi një angazhim të të gjitha strukturave përfshirë edhe strukturat policore për të pastruar plazhet dhe për të mundësuar një sezon turistik pa probleme. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili ishte para vartësve të tij, kërkoi një angazhim maksimal për të mos lejuar ndërtimet pa leje dhe tha se kush shkel ligjin do të përballet me pasojat që përfshijnë një dënim prej 15 vitesh burg. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bledi çuçi blendi klosi edi rama etilda gjonaj ndertimet pa leje bledi çuçi blendi klosi edi rama etilda gjonaj ndertimet pa leje

Sondazh

Poll