Politike

Kontrolli i territorit, Rama-policëve: Kapacitet i keni, mos u hallakatni në maja malesh kur në Velipojë dikush po bën nami

14 Maj 2021, 10:52 Nga DOSJA
Kontrolli i territorit, Rama-policëve: Kapacitet i keni, mos u hallakatni

TIRANË-Ç’kuptim ka të shkosh në majën e Kallmetit për një avlli kur në Velipojë dikush po bën namin”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, duke i orientuar efektivët e policisë së Shtetit këtë prag sezoni turistik se me çfarë krimi mjedisor duhet të merren.

Gjatë aktivitetit për mbrojtjen e territorit që u zhvillua sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Rama tha se policia e Shtetit i ka kapacitetet.


“Kjo është policia e shtetit që e shfarosi fenomenin e kultivimit masiv  në të gjithë territorin. Patjetër që në këtë proces policia e shtetit është e vetmja që mund të marrë të gjitha përgjegjësitë për këtë. Policia të fillojë nga zonat turistike, nga zonat e mbrojtura, nga zonat trashëgimi kulturore, nga qytetet, pas shkuar dhe për tu hallakatur në maja malesh ku një fshatar ndërton një mur apo rregullon një çati. Cfarë logjike ka t’i shkohet në majë Kallmetit për një avlli kur në rërën e Velipojës dikush bën namin“, tha Rama.

Lajmi kryesor: Mbrojtja e territorit/ Rama “dush” ministrave dhe Policisë: Ndërtimet pa leje janë lejuar në këmbim të korrupsionit, kush ndërton do paguajë për pastrimin pas prishjes! Çuçi: Harrojeni telefonin e ministrit, kush shkel ligjin përballet me 15 vite burg!(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ndertimet pa leje edi rama ndertimet pa leje

Sondazh

Poll