Politike

Braho lexon deklaratat e Metës: Veprime të një njeriu të çmendur, edhe populli kështu e quan. I drejtohet Stojkut: Ju si p

14 Maj 2021, 10:28 Nga DOSJA
Braho lexon deklaratat e Metës: Veprime të një njeriu të

TIRANË– Deputeti Spartak Braho ka kërkuar analizimin e gjendjes psikike të Presidentit Ilir Meta.

I pranishëm në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Braho lexoi disa nga deklaratat e vetë Kreut të Shkodrës dhe iu drejtua deputetit Edmond Stujko për një mendim specialist.


Pjesë nga debati:

Braho: ‘Mos dëgjoni don Agaçion! Nëse derdhet një pikë gjak mjerë ju, nesër duhet të jetë festa e demokrasicë. Kriminelët janë të rrezikshëm, por më të rrezikshëm kriminelët e veshur me uniformë.’ Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Dua ti drejtohem Stojkut, si e vlerësoni gjendjen psiqike të presidentit mos jemi në kushtet të papranueshme të tij!

Hyseni: Është një nga rastet që parashikohet në Kushtetutën por procedura nuk është rasti konkret por merakun që ka Braho, do të merrni një përgjigje.

Stojku: Ky është një problem krejt profesional mjekësor. Problemi këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit që gjendja e stresit varion me shqetësime që arrijnë në vendimmarrje të gabuara të individëve në pushtet. Nuk do të ishte keq, nëse mendohet pozitive nga komisioni një kqyrje më e thellë profesionale. Nuk e di nëse do të ishte udhës, por njihen stresi emocional, ndodhin dhe nuk duhet të ndodhin në vazhdimësi. Kur kemi disa shpërthime të herëpashershme mund të merret në konsideratë.

Bushka: Është një procedurë tjetër. Ne kemi verifikimin e hetimit të shkeljeve që pretendohen nga kolegët deputet. Nuk paragjykoj kërkesat!

Braho: Duhet të hetojmë edhe shkaqet. Këto janë veprime të një njeriu të çmendur se populli ashtu e quan, apo janë veprime të një njeriu që ka luhatje emocionale.

LAJM KRYESOR: Dy emërimet e reja! Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Kanë ardhur shkresat nga SPAK, Bashkia Tiranë, AMA dhe Policia e Shtetit. Braho kërkon vlerësim të gjendjes psiqike të Metës, Murrizi: Të vijë kreu i SHISH dhe Veliu

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 spartak braho shkarkimi i metes 2 spartak braho

Sondazh

Poll