Politike

“Pse s’merrni prova nga prokuroria”, Logu përplaset me Rusmajlin e KAS: Atë s’e dini ju, e kemi të qartë…

14 Maj 2021, 10:58 Nga DOSJA
“Pse s’merrni prova nga prokuroria”, Logu përplaset me

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu ka debatuar me anëtarin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Rusmajli.

Logu është interesuar për provat e marra deri më tan inga institucionet dhe ka pyetur Rusmajlin se përse nuk pranojnë provat e prokurorisë.


Konkretisht Logu tha se janë depozituar mbi 22 raste kallëzimi në prokurori dhe pyeti KAS se përse nuk pranon provat e SPAK. Rusmajli nuk preferoi të përgjigjej, por u mjaftua me fjalët: Atë nuk e dini ju!

Pjesë nga debatet në mbledhje:

Marash Logu: Jemi të qartë në qëndrimet tona.

Ilir Rusmajli: Na thoni pak, në rrethin e provave që keni për sa raste bëhet fjalë për blerje votash?

Marash Logu: Për të gjitha rastet të shitblerjes së votës kemi depozituar kallëzime penale. Janë shumë

Ilir Rusmali: Përgjigjja juaj është raste të shumta, e kam të qartë. Shumë e qartë.

Marash Logu: Kallëzimet i kemi depozituar që në datën 7 prill. SPAK ka kryer hetime. Cila është arsyeja që ju refuzoni të merrni prova nga SPAK?

Ilir Rusmajli: Këtë nuk e dini ju.

Marash Logu: Kallëzimi i rremë është vepër penale. Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroria?

Ilir Rusmajli: Refuzimin dhe pranimin e merr nga trupa.

Marash Logu: Për 22 rastet që kemi folur, kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion.

LAJM KRYESOR: Mblidhet KAS! Shqyrtohen ankesat për qarkun e Beratit, përfaqësuesi i LSI-së: Ka mospërputhje shifrash. PD-AN: Votat u blenë me 50 mijë lekë, PS zbatoi skemë kriminale

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir rusmajli kas 14 maj 2021 marash logu ilir rusmajli kas 14 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll