Basha tregon shokun që pësoi pasi mori vesh rezultatet e 25 prillit: Degjenerim për fatin e Shqipërisë, s’kam kërkuar as
14 Maj 2021, 10:42Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se për të kanë qenë ditë shoku, ditët e para pas 25 prillit kur mori vesh edhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
Teksa fliste para demokratëve në Fier, Basha tha se ai nuk e ka dashur asnjëherë karrigen për vetë, as për poste drejtorësh, por për të zhvilluar një betejë për të gjithë shqiptarët dhe për të sjellë ndryshimin në vend. 25 prillin, Basha e kosnideroi si nja masakër elektorale, të cilën tha se nuk do ta njohë aspak.
“Masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet, tjetërsimi i rezultatit të qytetarëve nuk do të pranohet, Për këtë nuk ka pikë dyshimi, beteja do të vazhdojë për ata që e nisëm, jo për karrigen time dhe të Enkelejdit. Jo për poste drejtorësh apo për tendera apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë. Ky degjerim është për fatin e keq të Shqipërisë sëmundja që ka mbërthyer për vdekje kundërshtarin tonë, beteja jonë do të vazhdojë për Shqiptarët. Në të gjithë format dhe mënyrat në çdo fushëbeteje. Një gjë është e sigurt, e sigurt si drita e diellit sot fundi kësaj beteje i cili nuk mund të jetë trumfi i Rama-Doshit po përmbusja e këtij regjimi dhe fitorja e shqiptarëve.
Ditët e para kanë qenë ditë shoku dhe tronditëse jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët, dhe kjo është fare njerëzore përndryshe nuk do ishim njerëz se nuk jemi prej guri por kocka jonë është e pathyeshme nëqoftëse është dicka që e dinë të gjithë mirë është se demokratë nuk dorëzohen kurrë. Ndryshimi u pengua në mënyrë të paligjshme, shokut po i le vend zemërimi dhe forca për të rëzuar këtë qeveri njëhere e përgjithmonë,”- tha Basha.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar që prezent në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta të jetë edhe kreu i SHISH ba...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sot për ndërtimet pa leje duke iu bërë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të jenë të vëmendshëm për të kontrol...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri, ka treguar disa prova nga manipulimet e votave në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, VV...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të tregohen vigjilentë në ndërtimet pa leje që bëhen në bregdet. Gjatë një mbledh...
TIRANË – Shqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, e cila fillon nga data 1 qershor 2021. Ministrja pë...
TIRANË- Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, është mbledhur sot për herë të dytë, ku është miratuar plani i h...
FIER– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Përpara mbështetësve të tij, Basha përsëriti ed...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Konservatore, të Kujtim Gjuzit për pavlefshmëri të zgjedhjeve vendore të 3...