Ndërtimet pa leje, Gjonaj: Kuadri ligjor është i plotësuar, Policia i ka të gjitha kompetencat për të kontrolluar territo
14 Maj 2021, 10:46Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se kuadri ligjor për të mbrojtur territorin është i plotësuar. Gjonaj deklaroi se Policia e Shtetit ka kompetencën e plotë ligjore dhe se kjo u provua në rastin e tërmetit. Sipas ministres, roli i Policisë, IKMT dhe inspektoriateve nuk lidhet me parandalimin e ndërtimeve por me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
PJESË NGA FJALA E ETILDA GJONAJT:
Policia e Shtetit është përgjegjësi dhe ka kompetencat e plota ligjore për të kontrolluar territorin si dhe për të ndaluar ato që nuk kanë zbatuar ligjin dhe që kanë lejuar ndërtimet pa leje. Roli i Policisë së Shtetit, IKMT-së dhe inspektoratet nuk lidhen vetëm me parandalimin e ndërtimeve pa leje por pikë së pari lidhen edhe me mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari shqiptar. Tërmeti na e tregoi qartë këtë. Pasojat shumë të dëmshme na bënë që të kuptonim që çdo tolerim në cilësinë e ndërtimit përkthehet në jetë të humbura dhe pasoja të jashtëzakonshme ekonomike. Çdo ndërtim pa leje është një minë me sahat. Roli që luan Policia e Shtetit dhe IKMT duke përfshirë këtu edhe inspektoriatet e pushtetit vendosur nuk lidhet vetëm me ndërtimet pa leje por më së pari me mbrojtjen e jetës.
Policia e Shtetit dhe IKMT ka në dorë çdo instrument ligjor për të përmbushur me devotshmëri detyrën. Duke përfshirë sanksionet administrative dhe ato penale. Nga të gjithë ndryshimet ligjore që janë në fuqi, IKMT ka instrumentet e posaçme, tashmë edhe me përgjegjësi të reja që çdo mbikëqyrës që kontrollon ndërtimin. Në rast se ndodh shkelja e lejues duhet të njoftojë IKMT. IKMT e ka të sanksionuar në ligj vendosjen e sanksioneve penale.
Me ndryshimet që janë kryer u arrit të rregullohet përcaktimi i qartë i përgjegjësive penale i subjekteve që kanë vepruar. Vendoset një vepër e re penale për këtë kategori që dëmton me dashje dhe rrezikon jetën e njerëzve. Janë ndarë në mënyrë të qartë përgjegjësitë. Një nga ndryshimet më të rëndësishme në ligj është vendosja e detyrimit të mbikëqyrësit të punimeve. Ai është i detyruar të urdhërojë pezullimin e punimeve dhe pas të njoftojë IKMT.
Ajo do të marrë më shumë informacion dhe bashkë me policinë e shtetit do të marrë më shumë masa. Me ndryshimet që janë kryer, janë forcuar sanksionet ndaj personave që kryejnë ndërtimet pa leje. Një objekt i ndërtuar pa leje tashmë mund të konfiskohet për interes publik. Çdo subjekt që ndërton pa leje, investitori do të përfshihet në listë të zezë dhe për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë asnjë leje. Çdo punonjës i ngarkuar me një funksion shtetëror që bie në dijeni me paligjshmëri, në rast kur nuk merr masa, kodi penal ka parashikuar një sanksion si vepër penale me dënim deri në 3 vite burg.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se për të kanë qenë ditë shoku, ditët e para pas 25 prillit kur mori vesh edhe rezultatin e zgjedhjeve parlam...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar që prezent në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta të jetë edhe kreu i SHISH ba...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sot për ndërtimet pa leje duke iu bërë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të jenë të vëmendshëm për të kontrol...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri, ka treguar disa prova nga manipulimet e votave në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, VV...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të tregohen vigjilentë në ndërtimet pa leje që bëhen në bregdet. Gjatë një mbledh...
TIRANË – Shqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, e cila fillon nga data 1 qershor 2021. Ministrja pë...
TIRANË- Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, është mbledhur sot për herë të dytë, ku është miratuar plani i h...
FIER– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Përpara mbështetësve të tij, Basha përsëriti ed...