Aktualitet

Procesi nis nga e para! Përfundon seanca për Adriatik Llallën, dëshmitarët japin deklaratat e tyre

4 Maj 2021, 09:19 Nga DOSJA
Procesi nis nga e para! Përfundon seanca për Adriatik Llallën,

TIRANËDitën e sotme ka përfunduar seanca gjykuese ndaj ish kryeprokurorit, Adriatik Llallës, teksa përpara GJKKO janë paraqitur dëshmitarët e kërkuar për të dhënë deklaratat e tyre. Seanca e rradhës pritet të mbahet më datë 7 maj 2021, ditën e premte në orën 9:00 të mëngjesit.

Seanca e rradhës do të mbahet sërish janë njoftuar edhe ekspertët kontabël për t’u pyetur në lidhje me akt-ekspertimin e kryer.

Gjykata e Posaçme vendosi më 16 prill që çështja e Llallës të riniste nga fillimi, pas seancën e 16 prillit. Togat e zeza revokuan gjykimin e shkurtuar me kërkesë të i sh-kryeprokurorit, kështu që procesi do të nisë nga e para.

Me këtë vendim ra edhe pretenca e dhënë nga SPAK, që kërkoi 2 vite burg, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike. Në dalje të seancës, Llalla u shpreh atë ditë se do ti shkojë çështjes deri në fund e se do të sillte prova të reja për të provuar pafajësinë e tij.

Pse akuzohet Adriatik Llalla, dikur njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë?

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lalla gjkko adriatik lalla gjkko

Sondazh

Poll