Aktualitet

LAJM I KEQ! I infektuar me COVID-19, aktorin Guljelm Radoja e sjellin në Tiranë, përfundon në intubim te COVID 2

4 Maj 2021, 08:13 Nga DOSJA
LAJM I KEQ! I infektuar me COVID-19, aktorin Guljelm Radoja e sjellin në

TIRANË- Rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur shqiptar, Guljem Radoja. Ky i fundit, ishte shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, është sjellë me urgjencë në spitalin COVID-2, ose i njohur ndryshe si “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se aktori, i cili prej një muaji përballet me pandeminë, është në intubim.

Pasojat që i ka lënë pandemia e COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga shteti lidhur me gjendjen e tij. Aktori, me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në gjendje të rëndë, nuk është dërguar për kurim jashtë shtetit ashtu siç ka ndodhur me politikanë të prekur nga pandemia. 

Artisti Guljelm Radoja, lindi në Shkodër në vitin 1945. Ai është angazhuar në dhjetra role në kinema, ku ka spikatur me figurën e Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë”.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet guljem radoja guljem radoja me covid guljem radoja guljem radoja me covid

Sondazh

Poll