Aktualitet

“Të gjitha vendet përveç Shqipërisë kanë vendosur ligje anti-korrupsion”, Raporti i Global Initiative Against Transnat

4 Maj 2021, 08:00 Nga DOSJA
“Të gjitha vendet përveç Shqipërisë kanë

TIRANË– Publikohet raporti më i fundit i nismës “Global Initiative Against Transnational Organized Crime”, ku përmendet edhe Shqipëria. Sipas raportit, vendi ynë nuk i ka bërë siç duhet “detyrat e shtëpisë” për të luftuar korrupsionin, ndryshe çfarë u premtua në Londër, gjatë procesit të Berlinit.

PJESË NGA RAPORTI KU PËRMENDET SHQIPËRIA:

1. Një shembull i mirë mund të shihet në Shqipëri me procesin e vettingut të Policisë dhe gjyqësori.  Këto reforma janë duartrokitur dhe mbështetur nga ndërkombëtarët, megjithëse është shumë herët për të gjykuar efektivitetin e tyre. Por vlen të përmendet që të dy iniciativat bazohen në ligje të miratuara, dhe të dyja krijojnë mekanizma specifik për zbatim, duke përfshirë një procedurë apelimi.

2. Lufta ndaj krimit. Në disa raste, masat nuk ishin në përputhje me praktikën ndërkombëtare. Për për shembull, në Shqipëri kryeministri Edi Rama nisi një aksion kundër ‘KÇK’ për të sulmuar krimin e organizuar dhe korrupsionim, duke i shtuar kompetencat drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe krijimin e një strukture të veçantë me fuqi të jashtëzakonshme. Kjo politikë anti-korrupsion,  ka qenë kritikuar nga shoqëria civile, u miratua më vonë nga parlamenti.

3. Në Ballkanin Perëndimor, të gjitha vendet përveç Shqipërisë kanë vendosur ligje anti-korrupsion. Këto ligje kanë një rol të rëndësishëm koordinues, në krahasim me Shqipërinë, ku zbatimi i strategjisë anti-korrupsion është në duart e aktorëve të ndryshme.  humë shpesh, rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë publik kalojnë përmes anti-korrupsionit, pa asnjë vendim kundër tyre. Megjithatë, ka të rralla dhe të rëndësishme rastet në të cilat zyrtarët e rangut të lartë janë sjellë para drejtësisë. Një shembull është çështja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Shqiptare që përdori ndikimin e tij në një vendim mbi një çështje të pasurive të patundshme. Korrupsioni brenda rrethit të tij familjar u zbulua. Ai u dënua me katër vjet burgim. Korrupsioni u bë një instrument i përhapur. Siç raportohet nga Inspektorati i Deklarimit dhe Auditimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave 84 zyrtarë (si ish-ministra, parlamentarë, gjyqtarë dhe prokurorë) u referuan në zyrën e prokurorisë gjatë vitit 2015 për deklarimin e rremë të pasurisë. Shuma e përgjithshme e pasurive të zbuluara ishte jo më pak se 40 milion €.

Përkthyer nga Raporti

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet global initiative against transnational organized crime raporti i global initiative global initiative against transnational organized crime raporti i global initiative

Sondazh

Poll