Aktualitet

Grabitën 3 mln lekët e një pike Exchange në Tiranë/ Dy autorët goditën transportuesin me sqepar dhe u larguan me këmbë

4 Maj 2021, 07:51 Nga DOSJA
Grabitën 3 mln lekët e një pike Exchange në Tiranë/ Dy

TIRANË– Grabitet me sqepar një burrë i cili po transportonte një sasi të konsiderueshme parash në drejtim të një pike këmbimi valutor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05 në mëngjes, vetëm pak metra larg Bankës së Shqipërisë, në rrugën e Kavajës.

Dy persona, të hipur në motorin e tyre Vespa, kanë pritur momentin kur 55-vjeçari Qani Zili, po transportonte para me motor për në një pikë valutore të kalonte pranë tyre. Me të hyrë në rrugën e Kavajës, ai është ndaluar nga autorët, të cilët ishin të maskuar me skafandra dhe e kanë goditur me sqepar dhe e kanë kërcënuar që t’ju jepte paratë.

Paraprakisht është raportuar se shumë në çantë kapte vlerën e 30 milionë lekëve të vjetra, por ky version nuk është mbështetur nga burri që do të kryente dorëzimin e parave, që tha në polici se nuk e dinte sa para kishte me vete, pasi merrej vetëm me transportin.  Ndërsa më tej ka vijuar me rrëfimin e sulmin që ka pësuar nga dy grabitësit, duke pretenduar se ishte qëlluar me sqepar.“Më zunë rrugën dy persona me motor, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën. Se sa lekë kishte në çantë nuk e di, unë vetëm i transportoja”, mësohet të ketë thënë ai.

Pasi kanë marrë çantën, autorët janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes, edhe pse u tentuan të ndaloheshin nga kalimtarë të çastit. Sipas këtyre të fundit, ata kanë hyrë në rrugën e Kavajës, me drejtim për në zonën e 21 Dhjetorit, por pikërisht këtu janë përplasur me makinë. Për të mos u kapur nga Policia, kanë lënë motorin dhe janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.  Ndërkohë që Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pika kryesore e hetimit është dëshmia e pronarit të Exchange, që do të zbardhë dijeninë që kanë pasur persona të ndryshëm mbi dërgesën dhe sasinë e parave të vjedhura.

(k.m;f.g/dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet kambisti ne tirane qani zili grabitet kambisti ne tirane qani zili

Sondazh

Poll