Aktualitet

“Defender Europe 21”! Shqipëria pret trupat e ushtrisë amerikane/ Në ceremoni marrin pjesë, Rama, Meta e Kim, kryeminist

4 Maj 2021, 07:35 Nga DOSJA

DURRËS– Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21 nis zyrtarisht sot në qytetin e Durrësit. Forcat tona të Armatosura, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate, përfshirë edhe Amerikën.


Në ceremoninë pritëse në Portin e Durrësit kanë marrë pjesë personalitete të larta ushtarake nga e gjithë bota dhe NATO. Ndërsa edhe mikpritja nga liderët shqiptarë nuk ka munguar. Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim u ulën në rreshtat e parë për t’ju uruar mikpritjen ushtarëve të huaj.

Fjalën e morën me radhë ambasadorja Yuri Kim, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Kim falenderoi shtetin shqiptar për mikpritjen dhe mbështetjen, ndërsa përplasja Rama-Meta u tregua dhe në këtë ceremoni. Kreu i shtetit u përball me indiferencën e ambasadores, ndërsa kryeministri Edi Rama i preu fjalën në kanalin e tij zyrtar ERTV.

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera

(a.b;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet defender 21 edi rama ilir meta yuri kim defender 21 edi rama ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll