Aktualitet

Gjeneral Bajram Begaj: Shqipëria ka treguar se godet më fort se pesha e saj!

4 Maj 2021, 07:45 Nga DOSJA
Gjeneral Bajram Begaj: Shqipëria ka treguar se godet më fort se pesha

 DURRËS– Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, në fjalën e tij tha se kjo stërvitje dhe përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje rëndësinë e pozicionit tonë strategjik në një rajon të brishtë por edhe vlerësimin e rolit të vendit tonë.

Ai u shpreh se Defender është një stërvitje sfiduese e se ka nderin të mirëpresë mbi 1 mijë trupa.


“I uroj mirëseardhjen gjithë personelit amerikan këtu dhe i siguroj që mikpritja shqiptare nuk do t’i zhgënjejë. Shtëpia e shqiptarëve është e Zotit dhe e mikut. Së bashku jemi të gatshëm të përballemi me çdo vështirësi. Defender është një stërvitje sfiduese. Kam nderin të pres 1 mijë trupa . Të dashur miq, ky angazhim është shprehje e besimit të SHBA-së dhe NATO-s. Shqipëria ka treguar se kjo ka rëndësi, godet më fort se pesha e saj. Këto fjalë të thëna nga James Matin tingëllojnë dhe sot sa të vërteta dhe aq reale. Për ne si Shqiptarë Shqipëria është e Zotit dhe e mikut.

LIVE- “Defender Europe 21”! Shqipëria pret trupat e ushtrisë amerikane/ Në ceremoni marrin pjesë, Rama, Meta e Kim (MOMENTET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bajram begaj defender 21 bajram begaj defender 21

Sondazh

Poll