Aktualitet

Merr flakë në ecje makina ‘Opel’ në Vlorë, drejtuesi rrëfen si ndodhi ngjarja: Mbaroi për çerek ore, hodha ujë sa mu

4 Maj 2021, 08:28 Nga DOSJA
Merr flakë në ecje makina ‘Opel’ në Vlorë,

VLORË– Një makinë tip “Opel” ka marrë flakë në ecje në qytetin e Vlorës mëngjesin e ditës së sotme.  Sipas dëshmisë së drejtuesit të mjetit për Top Channel, ai ka parë të dilte tym nga pjesa e motorit dhe ka dalë jashtë duke tentuar të fikë flakët.

Drejtuesi Ramazan Dëraj ka treguar se shkaku ishte një shkëndijë elektrike, por nuk mundi dot t’i neutralizonte flakët, të cilat përparuan shpejt.

Doli tymi, zbrita nga makina, ajo vazhdoi. Impianti mesa duket. Makina kishte 2 orë e fikur, ishte tip mase, impiant. E kam me naftë. Për çerek ore mbaroi, i hodha ujë sa kisha mundësi. Sa erdhi zjarrfikësja kishte mbaruar. Dhe të kishte ardhur për 5 minuta, nuk kishte çfarë t’i bënte. Mori shumë shpejt impianti”, tha drejtuesi i mjetit.

Edhe policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen, duke njoftuar se po punon për zbardhjen e plotë:

Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip “Opel” i parkuar, në pronësi të shtetasit R. D. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne vlore ramazan deraj digjet makina ne vlore ramazan deraj

Sondazh

Poll