Politike

Masakra e Elbasanit, OSBE: Fushata s’mund të njolloset me gjak dhe dhunë

22 Prill 2021, 11:25 Nga DOSJA
Masakra e Elbasanit, OSBE: Fushata s’mund të njolloset me gjak dhe

TIRANË– Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka komentuar masakrën e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Në një reagim zyrtar, OSBE është shprehur se fushata zgjedhore nuk duhet që të njolloset me gjak e dhunë, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë krimin e ndodhur.

DEKLARATË E PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

LAJMI KRYESOR: Ambasadorët e huaj MESAZH për 25 prillin: Mos e falni votën! Fushata s’duhet përgjakur. Kryeprokurori Çela-vartësve: Mos zvarrisni çështjet, do ketë ndëshkime!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike masakra e elbasanit osbe vritet pjerin xhuvani masakra e elbasanit osbe vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 10:59

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shpërndarë një mesazh për të gjithë vartësit e tij. Në një mesazh, Çela shkruan se çd...