Politike

ZGJEDHJET më 25 prill, Greqia me sytë nga Shqipëria! Sulm të koordinuar ndaj Ramës, analizojnë marrëdhënien me president

22 Prill 2021, 10:23 Nga DOSJA
ZGJEDHJET më 25 prill, Greqia me sytë nga Shqipëria! Sulm të

GREQI– Mediat greke kanë vënë në fokusin e tyre zgjedhjet në Shqipëri dhe kryeministrin Edi Rama. Ndërtimi i spitalit në Fier nga ana e qeverisë turke, ka nxitur më shumë reagimet për mediat greke. Ata e përkufizojnë raportin mes Ramës dhe Erdoganit si ‘dashuri’ me benefite, duke përmendur kështu spitalin.

Ndër të tjera, ata shkrujnë se Rama po bën shfaqje autoritarizmi dhe po vendos masa që nuk do të lejojnë që njerëzit e Epirit të Veriut të jetojnë në Greqi dhe të ushtrojnë të drejtën për të votuar.

‘Në një shfaqje tjetër të autoritarizmit, qeveria e Edi Ramës po vendos masa që nuk do të lejojnë që njerëzit e Epirit të Veriut që jetojnë në Greqi të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në Shqipëri, në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Këtë herë, Rama po instrumentalizon krizën e koronavirusit dhe po mbyll kufirin me Greqinë, gjoja si pjesë e masave për të parandaluar transmetimin e sëmundjes.’- thuhet në një nga artikujt.

‘Shqipëria është me fat që ka Turqinë “kaq miqësore dhe në të njëjtën kohë aq të gatshme për të qëndruar pranë”, tha kryeministri shqiptar, i cili hapi një spital dhuruar tij nga presidenti turk përpara zgjedhjeve të 25 prillit’- thuhet ndër të tjera.

Çfarë shkruajnë disa prej tyre?

‘Iefimerida.gr’ : Shqipëria: Erdogan ndërhyn në inaugurimin para-zgjedhor të Edi Ramës

‘Newsbeast.gr’: Shqipëria: Erdogan flet në favor të Ramës përpara zgjedhjeve parlamentare

‘Slpress.gr’: Autoritarizmi dhe mafia në Shqipërinë e Ramës

‘Defence-point.gr’:Rama ndalon njerëzit e Vorio-Epirit të votojnë… fashizmin

‘Protagon.gr’: Krahu i gjatë i Erdoganit në Shqipëri: i bëri një dhuratë spitalit Ramës

‘Skai.gr’: Vetëm dashuri: Ndërhyrje e paparë parazgjedhore nga Erdogan në favor të … Ramës në inaugurim!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama mediat greke per ramen zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama mediat greke per ramen zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 09:19

TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta paralajmëroi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që të distancohet nga urdhërat e qeverisë. M...