Politike

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Masakra e Elbasanit më bëri krenar për patronazhistët, Luli ka tre shtëpi dhe duket sikur

22 Prill 2021, 11:08 Nga DOSJA
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Masakra e Elbasanit më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbyllur sot fushatën elektorale në orën 18:00 në sheshin Skënderbej. Rama falenderoi çdo patronazhist që sipas tij është forca e Partisë Socialiste. Kryeministri e nisi fjalën e tij me një përshendetje për të birin, Zahon, teksa tha se ai kishte dashur që të shkonte në shesh, por që e ëma nuk e kishte lejuar. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është ndjerë shumë krenar për patronazhistët, një ditë pas masakrës së Elbasanit, ngjarje ku u vra Pjerin Xhuvani. Ai tha se ajo ngjarje e bëri të ndjehej krenar për aptronazhistët, ndërsa ata të tjerët (Opozita), dolën të zhveshur. Kryeopozitarin Lulzim Basha, ai e ka cilësuar kryeopozitarin Lulzim Basha si një person që sapo ka dalë nga sauna. I pranishëm në podium, Rama tha se Basha nuk duket si një njeri që ka tetë vite në Opozitë dhe nuk është një nevojë e nxjerrë nga aspirata. Sipas Ramës, Basha ka fytyrën e një njeriu që sapo ka dalë nga sauna dhe sapo është kthyer nga pushimet. 

Madje shtoi se Basha ka tre shtëpi, njërën pas godinës së kryeministrisë. Një tjetër, sipas tij e ka tek ish-kryeministri Sali Berisha ku merr abdes, ndërsa një tjetër tek Presidenti Ilir Meta, ku merr ndonjë shpullë sepse sillet keq. Me tone të larta, kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta duhet çuar në shtëpi. Ai shtoi se kushdo qytetar që do e votojë atë, ka turpëruar të gjallët e të vdekurit, familjen dhe veten e tij.

Nga podiumi, Rama tha se nëse do të ishte pala tjetër në qeveri, askush nuk do të mund të tallte dot atë që s’thuhet me kryeministrin. Rama shtoi se të gjithë do të vraponin për të ikur me të katra por pas do t’i ndiqte auto-kolona për tu mbyllur gojën.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama mitingu i ps ne tirane zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama mitingu i ps ne tirane zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 10:59

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shpërndarë një mesazh për të gjithë vartësit e tij. Në një mesazh, Çela shkruan se çd...