Politike

Reagon drejtoresha e AKSHI-t: Asnjë e dhënë nuk ruhet dot në e-Albania! Të mos përhapet panik!

22 Prill 2021, 10:54 Nga DOSJA
Reagon drejtoresha e AKSHI-t: Asnjë e dhënë nuk ruhet dot në

“Të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik
qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e
as nga e-Albania. Përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë
mundësi teknike që këto të dhëna të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen
dot.”

Këtë garanci dha sot përmes një reagimi, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të
Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj duke u bërë thirrje të gjithë eksperteve
të teknologjisë së informacionit, që minimuni, ata që e kuptojnë këtë sistem, nuk
duhet të përhapin panik tek qytetarët dhe bizneset!

“Kjo është e vërteta. Platforma dhe e-Albania janë pasuri kombëtare. Sulmi politik
ndaj këtij investimi strategjik është antikombëtar. Platforma Qeveritare e
Ndërveprimit është një nga investimet më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare në
këto 30 vite, e ndërtuar me teknologjinë Microsoft, sipas modelit “Enterprise
Service Bus”.

Shteti Shqiptar kishte vetëm 6 regjistra elektronikë në 2013 ku
kryheshin rreth 680 mijë veprime. Sot janë 55 databaza digjitale që ndërveprojnë
në kohë reale duke siguruar 145 milionë veprime ose 211 herë më shumë vetëm
gjatë 2020. Kjo shifër tregon transformimin dhe modernizimin e Shtetit Shqiptar, e
certifikuar nga institucionet ndërkombëtare më në zë”, tha Karçanaj. ​

Aktualisht në e-Albania janë regjistruar 1.93 milionë shqiptarë dhe biznese, që
marrin 1207 shërbime në kohë reale online duke shmangur radhët e gjata të
sporteleve, trafikun, tarifat apo edhe ryshfetin. Shërbimet publike aksesohen në çdo
moment të mundshëm duke kursyer miliona dollarë nga mospagesa e tarifave dhe
qindra vite kohë nga pritjet e radhëve që tashmë sipas Karçanajt, janë pjesë e së
kaluarës. 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike linda karçanaj linda karçanaj

Sondazh

Poll