Politike

Këlliçi depoziton në SPAK audio-përgjimin për Gentian Myrton: Ka lidhje me shitjen e votës, po grabiten pronat e qytetarë

22 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA
Këlliçi depoziton në SPAK audio-përgjimin për Gentian

TIRANË– Kryetari i Forumit Rinor i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka depozituar në SPAK fakte që sipas tij kanë të bëjnë me pazar nga ana e kryetarit të njësisë administrative Gentjan Myrto, në lidhje me lehtësimin e procedurave për blerjen e një prone. Ai bën të ditur se ka dorëzuar një USB që brenda ka një audio-përgjim për Gentian Myrton.


‘Në zbatim të nenit si person në dijeni, kam zbatuar lidhin dhe kam dorëëzuar kallëzimin penal për hetimin e kësaj çështje. Kallëzimi ka të bëjë me krim zgjedhor, me korrupsion aktiv dhe pasiv. I kërkoj SPAK të kryejë detyrën dhe të hetojë ngjarjen. Në këtë vend ka ardhur momenti që të marrë fund pandëshkueshmëria. Në zonën e Vaqarrit, banorët ankohen se u është vjedhur prona dhe askush nuk ka marrë masa. SPAK të zbardh ngjarjen. Kam dorëzuar fakte, flitet për një pazar nga ana e kryetarit të njësisë administrative në lidhje me lehtësimin e procedurave për blerjen e një prone. Kërkohen para dhe rryshfet. Pak më vonë do të nxjerrë edhe diçka tjetër në lidhje me ngjarjen.Gentian Myrto po grabit pronat e banorëve. Kam depozituar një USB me një material që më është dorëzuar nga një qytetar është një audio-përgjim. Qytetarëve u kërkohen mijëra euro.’- është shprehur ai.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belind kelliçi gentian myrto zgjedhjet 25 prill 2021 belind kelliçi gentian myrto zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll