Politike

Masakra në Elbasan/ Yuri Kim jep MESAZHIN E FORTË, shtrëngon “rripin” 3 ditë para zgjedhjeve: Askush s’është mbi lig

22 Prill 2021, 09:56 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan/ Yuri Kim jep MESAZHIN E FORTË, shtrëngon

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh të prerë pas tensioneve dhe përplasjeve që po ndodhin në vend, vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Kim shkruan se ka takuar disa nga zyrtarët e lartë të Policisë dhe të institucioneve të drejtësisë, të cilëve u ka ka kërkuar që të hetojnë çdo individ që tenton të pengojnë votën. Shkurt ajo shkruan se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela; do të takohem së shpejti me shefin e SPAK, Arben Kraja; ndërsa dje u takova me Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu. SHBA jep mesazh: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të hetohen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin,”-shkruan Kim.

Ndërkohë që java e fundit e fushatës është e tejmbushur me incidente që kanë sjellë të plagosur madje dhe viktima. Dje, Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën. Po ashtu vetëm pak ditë më parë një plagosje ndodhi në zyrën e PD në Kavajë, ndërsa përplasje ka pasur edhe Poliçan. Jo më larg se dje, Kim bëri thirrje që kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta të ulnin tensionet dhe të tregonin kujdes për gjuhën retorike.

LAJMI KRYESOR: Ambasadorët e huaj MESAZH për 25 prillin: Mos e falni votën! Fushata s’duhet përgjakur. Kryeprokurori Çela-vartësve: Mos zvarrisni çështjet, do ketë ndëshkime!

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 09:19

TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta paralajmëroi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që të distancohet nga urdhërat e qeverisë. M...