Politike

22 Prill 2021, 10:59 Nga DOSJA

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shpërndarë një mesazh për të gjithë vartësit e tij. Në një mesazh, Çela shkruan se çdo zvarritje është e dëmshme dhe nuk do të tolerohet, duke kërkuar marrjen e masave për të siguruar transparencë në përputhje me ligjin.

“Kemi marrë masa për funksion normal të prokurorive. Vini përpara përgjegjësisë këdo që do tentojë të vendosë në rrezik procesin zgjedhor. Çdo zvarritje apo mungesë veprimi në hetime është e dëmshme, nuk do tolerohet. Të vlerësohet në kohë çdo kallëzim për vepra penale që cenojnë procesin e zgjedhor,”-është shprehur ndër të tjera Çela.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në kuadër të procesit zgjedhor nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm janë marrë një sërë masash administrative dhe procedurale për periudhën para dhe pas zgjedhore, për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Nga ana e drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që do të angazhohen drejtpërdrejtë përgjatë procesit, duhet të tregohet profesionalizëm dhe angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave të tyre. Është thelbësore të vlerësohet me seriozitet dhe në kohë çdo kallëzim apo e dhënë për kryerjen e veprave penale që cënojnë procesin e zgjedhor, përmes hetimeve të shpejta dhe të plota, të bashkëpunohet ngushtësisht me të gjitha agjensitë ligjzbatuese si dhe të koordinohen veprimet hetimore me Prokurorinë e Posaçme kur do të rezultojë e nevojshme për shkak të kompetencës lëndore. Nga ana juaj pritet që të vini menjëherë përpara përgjegjësisë penale këdo që përmes veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme nga ato që parashikohen nga Kodi Penal do të tentojë apo do të vendosë në rrezik integritetin e procesit zgjedhor. Çdo zvarritje apo mungesë veprimi në hetime është e dëmshme dhe nuk do të tolerohet! Nga ana e prokurorive të merren të gjitha masat që përveç sa më sipër, të sigurohet transparencë e plotë e veprimtarisë në përputhje me ligjin. Qytetarët shqiptarë presin prej jush të tregoni kurajo dhe vendosmëri, duke kryer detyrën në paanësi dhe pavarësi të plotë, ashtu si ua garanton ligji dhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ju do të keni të gjithë mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm në përmbushjen e funksioneve tuaja.

LAJMI KRYESOR: Ambasadorët e huaj MESAZH për 25 prillin: Mos e falni votën! Fushata s’duhet përgjakur. Kryeprokurori Çela-vartësve: Mos zvarrisni çështjet, do ketë ndëshkime!

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike olsian cela zgjedhjet 25 prill 2021 olsian cela zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll