Politike

Skandali me të dhënat/ Gjykata në Strasburg merr VENDIMIN: Serverat e LAPSI.al të mos preken!

22 Prill 2021, 11:08 Nga DOSJA

STRASBURG– Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur që të mos e lejoje sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias Lapsi.al, duke iu referuar çështjes së publikimit të skandalit me të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve. Gjykata ka vendosur që asnjë e dhënë të mos preket nga institucionet shqiptare deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al, avokati Dorian Matlija me kërkesën e dy botuesëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, referoi çështjen në Strasburg.

VENDIMI: Ndalohet që të preken serverat apo çdo pajisje elektronike që i përket Lapsi.al,”-shkruhet ndër të tjera në vendim. 

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranon tw jetw vjedhje e tw dhwnave personale. Hetimet për databazën, që sugjeron një rrjedhje masive të të dhënave personale të qytetarëve nga institucionet shtetërore drej PS-së, janë fokusuar tek gjetja e burimit të gazetarëve dhe jo te skandali.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gjedn gjykata europiane e të drejtave të njeriut në strasburg investigimi i lapsi.al gjedn gjykata europiane e të drejtave të njeriut në strasburg investigimi i lapsi.al

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2021, 10:59

TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shpërndarë një mesazh për të gjithë vartësit e tij. Në një mesazh, Çela shkruan se çd...