Sport

Mandzukiç refuzon pagën e marsit. Scaroni: “Gjest prej profesionisti!”

16 Prill 2021, 16:50 Nga DOSJA
Mandzukiç refuzon pagën e marsit. Scaroni: “Gjest prej

ITALI – Paga e muajit marsit është dhuruar për projektet e Fondacionit Milan, që do ta përdorë për të rinjtë kuqezinj. Kjo është zgjedhja e Mario Mandzukiç, i cili ka hequr dorë nga marrja e pagës muajin e kaluar, për shkak të shumë dëmtimeve që e kanë mbajtur atë gjithmonë në të padisponueshëm për Milanin.

“Eshtë një gjest i jashtëzakonshëm, – ka komentuar presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, – i cili demonstron etikën dhe profesionalizmin e Mandzukiç dhe respektin e tij për Milanin. Klubi do të ketë kështu mundësinë të mbështesë më tej Fondacionin e Milanit për projekte në favor të rinjve në kushte social-ekonomike dhe brishtësia arsimore, ku sporti është një instrument i përfshirjes sociale”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fondacionit milan mario mandzukic paolo scaroni presidenti i milanit fondacionit milan mario mandzukic paolo scaroni presidenti i milanit

Sondazh

Poll