Sport

Ndreu: “Partizani i fortë, nuk ka vend për gabime, do na kënaqte edhe një pikë”

16 Prill 2021, 16:24 Nga DOSJA
Ndreu: “Partizani i fortë, nuk ka vend për gabime, do na

KAMEZ – Në javën e 28-të të Superiores, pas zhgënjimit të pësuar ndaj Kukësit nesër, në orën 16:00, në “Air Albania”, Kastrioti përballet me Partizanin, një ndër skuadrat më të forta të këtij kampionati. Para këtij takimi trajneri krutan Ramazan Ndreu kërkon kujdes maksimal nga skuadra e tij, duke i kujtuar se tani për Kastriotin nuk ka më vend për gabime.

Ndeshja ndaj Partizanit? “Në ndeshjen me Partizanin, na del për detyrë të jemi të kujdesshëm, pasi kemi përballë një kundërshtar që është ndër më të mirët, çka edhe ne na motivon më shumë. Kam besim se të gjithë lojtarët e vlerësojnë këtë ndeshje dhe japin maksimumin, tregohen të thjeshtë dhe duhet të mendojnë që në këto ndeshjet e fundit nuk ka vend për gabime, koha vjen gjithnjë duke u zvogëluar, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”.

Synimi i Kastriotit? “Shkojmë me Partizanin për të marrë minimalja një pikë, jo se jemi të trembur, por luajmë ndaj një skuadre të fortë, e gjithsesi ne jemi ajo skuadër që deri tani kemi treguar se jemi shumë të mirë, pavarësisht lëvizjeve që unë e kam deklaruar që në fillim, që ende s’e kemi stabilitetin.”

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport java e 28-te kastrioti partizani ramazan ndreu trajneri krutan java e 28-te kastrioti partizani ramazan ndreu trajneri krutan

Sondazh

Poll