Sport

Igli Tare i kërkuari në Gjermani, mund të largohet nga Lazio…

16 Prill 2021, 08:10 Nga DOSJA

ITALI – Igli Tare është njëri nga drejtorët sportivë më të suksesshëm në futbollin italian. Nën udhëheqjen e tij klubi kryeqytetas ka arritur të luajë një rol të rëndësishëm në Seria A edhe të shprehet në arenën ndërkombëtare si Champions League apo Europa League.

Pas 13 vitesh qëndrim në kryeqytetin italian si drejtor sportiv, Tare mund të largohet për një aventurë të re. Klubi gjerman Eintracht Frankfurt do të mbetet pa drejtorin sportiv Fredie Bobiç, i cili do të shkojë te Hertha Berlin, duke bosh postin e tij.

Kjo i ka bërë mediat në Gjermani ta rendisin Igli Taren, si kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës gjermane. Përveç tij, në listë është edhe Ralf Ragnick, por në atje raportojnë se tanimë drejtuesit e klubit kanë filluar negociatat me shqiptarin.

Ish-sulmuesi 47-vjeçar i kombëtares kuqezi, ka bërë karrierë në Bundesligë si futbollist, ku ka veshur fanellën e Kaiserslautern dhe Fortuna Dusseldorf. Për Taren interesim kanë shprehur edhe klubet e tjera italiane si Inter, apo Napoli së fundmi. Gjithsesi, përtej dëshirave, duhet pranuar se drejtori sportiv është ambientuar shumë mirë te Lazio.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league eintracht frankfurt europa league fredie bobiç hertha berlin igli tare champions league eintracht frankfurt europa league fredie bobiç hertha berlin igli tare

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2021, 19:26

Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...