Sport

Shehi: “T’i marrim ndeshjet me radhë, ndaj Kukësit pres reagimin e sulmuesve”

16 Prill 2021, 10:40 Nga DOSJA
Shehi: “T’i marrim ndeshjet me radhë, ndaj Kukësit pres

TIRANE – Në kuadër të javës së 28-të të Superiores, bardheblutë e Tiranës do të luajnë në transfertë, përballë skuadrës së Kukësit në “Elbasan Arena”. Në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi, tekniku i bardhebluve ka kërkuar që skuadra fillimisht të mendojë për të fituar me kundërshtarin e radhës, pastaj të mendojnë për më tej.

Ndeshja e radhës? “Ka nisur faza e fundit, por ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të mos shohim shumë larg, pasi vetëm kështu mund të arrijmë objektivin tonë. Luajmë përballë një kundërshtari si Kukësi, që pavarësisht vështirësive që ka hasur këtë sezon, ka një organikë të mbushur me lojtarë cilësorë, të cilët mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment, ndaj duhet të kemi vëmendjen e duhur ndaj këtij kundërshtari”.

Gjendja në kampin bardheblu? “Skuadra ka punuar shumë mirë dhe grupi ka qenë i plotë në dispozicion. Jemi në formë të mirë dhe pres që të bëjmë një 90-minutësh dinjitoz përballë Kukësit. I vetmi që do të mungojë është Danso për shkaqe disiplinore”.

Mungesa e golit? “Ndeshjet ndryshojnë nga një kundërshtar te tjetri dhe nëse Skënderbeu u ngjesh mbrapa për të marrë një pikë, nuk besoj që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kukësin. Ndaj verilindorëve pres një ndeshje tjetër, ku edhe sulmuesit do të kenë më shumë hapësira për të bërë punën e tyre”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport elbasan arena kukesi skuadra bardheblu tirana trajneri orges shehi elbasan arena kukesi skuadra bardheblu tirana trajneri orges shehi

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2021, 19:26

Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...