Sport

Real Madridi dhe Luka Modriç, gati të rinovojnë kontratën

16 Prill 2021, 05:16 Nga DOSJA

SPANJE – Real Madrid dhe mesfushori kroat Luka Modriç, sipas gazetës spanjolle “AS”, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të zgjatur kontratën midis tyre, e cila përfundon në qershor të këtij viti.

Drejtuesit e klubit “los blancos”, të bindur nga forma sportive e mesfushorit kroat, janë të gatshëm për t’u ulur në tavolinë me 35-vjeçarin, për të rinovuar marrëveshjen midis tyre edhe për një vit tjetër, shkruan media spanjolle.

Thuhet se ylli i futbollit kroat e ka pranuar edhe uljen e pagës që iu propozua nga kryesia e klubit. Gjithsesi nga klubi madrilen ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar, të cilët me gjasa gjithçka e kanë lënë për ta konkretizuar në përfundim të sezonit.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport los blancos luka modric mesfushori kroat real madrid los blancos luka modric mesfushori kroat real madrid

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2021, 19:26

Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...