Sport

Smalling, me pistoletë në kokë në sy të gruas dhe djalit

16 Prill 2021, 10:02 Nga DOSJA
Smalling, me pistoletë në kokë në sy të gruas dhe

ITALI – Chris Smalling me bashkëshorten e tij dhe djalin e vogël kur tre burra me kapuç dhe armë hynë në shtëpinë e tij, për ta grabitur.

Ish-mbrojtësi i Anglisë, 31 vjeç, i cili luan për klubin italian Roma, ishte duke fjetur kur banditë të armatosur hynë në shtëpinë e tij dhe e detyruan atë të hapte kasafortën e tij. Smalling, i cili luajti për Manchester United për 10 vjet, dorëzoi një orë Rolex dhe sende të tjera argjendarie, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Gruaja e tij Sam Cooke, 35 vjeç, thirri policinë në orën 5 të mëngjesit të sotëm pas grabitjes në shtëpinë e tyre në zonën Appia Antica të Romës. Grabitja ndodhi para djalit dy-vjeçar të çiftit Leo. Roma po luante në Ligën e Evropës mbrëmë, por Smalling u aksidentua me një dëmtim në gju.

Sipas mediave lokale, familja e futbollistit ishte “shumë e dëshpëruar” nga grabitja. Policia ka nisur një hetim për ngjarjen. Smalling, i cili nënshkroi për Romën vitin e kaluar pas një periudhe huazimi të suksesshëm, fitoi dy tituj të Premier League me Manchester United pas 10 vitesh në klub.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2021, 19:26

Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...