Sport

FOTO / Futbollistit i ikën gjuha pas përplasjes me arbitrin

16 Prill 2021, 09:47 Nga DOSJA
FOTO / Futbollistit i ikën gjuha pas përplasjes me arbitrin

KAMEZ – Në limitet e pjesës së parë të ndeshjes së Kategorinë e Tretë, loja u ndërpre. Pas një krosimi në zonë, futbollisti Redjon Biba (i Drinit) përplaset padashje me arbitrin kryesor Florian Hysa, raporton “Panorama Sport”.

Që të dy kanë qenë me kurriz dhe ranë direkt në fushë pa vetëdije. Loja ndërpritet menjëherë dhe të tre mjekët afrohen për të dhënë ndihmën e parë. Gjyqtari çohet pas pak sekondash dhe kërkon që të merren me futbollistin. Bibës i iku gjuha dhe ra në gjendje të fikëti.

E megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e mjekut Riza Gapi e ktheu në normalitet. Disa minuta më vonë edhe arbitri pati komplikacione. Kishte dhimbje koke dhe vetëm pas pushimit mundi të qetësohej e të vazhdonte normalisht drejtimin e pjesës së dytë.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2021, 19:26

Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...