Sport

Messi siguron 50 mijë vaksina për futbollistët argjentinas, në këmbim të fanellës së tij për kompaninë “Sinovac”

16 Prill 2021, 08:42 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Ylli i futbollit argjentinas Lionel Messi ka siguruar 50.000 vaksina anti-Covid-19 për lojtarët që do të marrin pjesë në “Copa America”, në këmbim të tri fanellave me autografin e tij dërguar firmës farmaceutike kineze “Sinovac”.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga presidenti i Uruguait, Luis Lacalle Pou, shkruan “The Guardian”. Media britanike nënvizon faktin, se “ideja është të vaksinohen të gjitha ekipet e divizionit të parë të Argjentinës”,- ka thënë Belloso, që citohet nga “The Guardian”.

“Drejtorët e “Sinovac” manifestuan admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili me mirësi na dërgoi tre fanella për ta”,- ka shkruar në Twitter, zyrtari i CONMEBOL, argjentinasi Gonzalo Belloso. “Ne duam që të gjithë futbollistët të vaksinohen përpara “Copa América” sepse secili prej tyre mund të thirret për të luajtur”,– deklaroi ai.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport copa america farmaceutike kineze “sinovac” gonzalo belloso. lionel messin luis lacalle pou presidenti i uruguait copa america farmaceutike kineze “sinovac” gonzalo belloso. lionel messin luis lacalle pou presidenti i uruguait

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2021, 19:26

Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...