Sport

Josa: “Ndeshja garaci për vazhdimësinë, barazimi s’i duhet as Kukësit, as Tiranës”

16 Prill 2021, 16:01 Nga DOSJA
Josa: “Ndeshja garaci për vazhdimësinë, barazimi s’i

TIRANE – Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj bardhebluve të Tiranës, ka folur për mediat për gjendjen e skuadrës së tij dhe rëndësinë e takimit ndaj skuadrës së kryeqytetasve.

Sfida ndaj Tiranës? “Nuk e shoh si sfidë me Tiranën, e shoh si ndeshje e radhës që ka Kukësi, qoftë Tirana apo dikush tjetër. Shohim nivele që nuk kanë shumë ndryshim. Ndryshimi ka ardhur nga gabimi i skuadrave, ose nga aftësitë e skuadrave për të bërë mirë”.

Mungesat? “Nuk jemi pa mungesa në këtë ndeshje. Do të jenë dy mungesa kryesore. Një është Kurdiç, i cili ka problem me kartonët, dhe tjetri është e Tsinxaxes, i cili ishte i pafat me incidentin që pësoi dhe do të mungojë 10 ditë, por kemi lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë, sepse mua më intereson e përgjithshmja. Dëmtimet janë gjëra normale në një skuadër dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje”.

Ndeshje pa favoritë? “Duhet të jesh në gjendje t’i interpretosh ndeshjet siç duhet. Kemi pasur ndeshje të lehta dhe kemi humbur pikë. Për mendimin tim, çdo ndeshje varet nga gjendja aktuale e skuadrave”.

Motivimi i Kukësit? “Skuadra ka qenë gjatë gjithë periudhës e motivuar, por nuk do të thotë që morëm një fitore me Kastriotin dhe çdo gjë u rregullua. Problem ka qenë mungesa e stabilitetit dhe mosmarrja e rezultateve. Mendoj që ndeshja e nesërme do të më japë mua një përqindje të lartë garancie për vazhdimësi”.

Barazimi nuk kënaq? “Nuk futëm në fushë asnjëherë për barazim, po erdhi barazimi për dy skuadrat do të jetë një rezultat jo i mirë, kështu që janë tri pikët që luhen, barazimi është pjesë e lojës. Ndonjëherë më mirë një pikë se pa asgjë”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport mirel josa ndeshja ndaj tiranes skuadra e kukesit mirel josa ndeshja ndaj tiranes skuadra e kukesit

Sondazh

Poll