Sport

EUROPA LEAGUE/ Roma, barazim që e çon në gjysmëfinale, Arsenal “shfryn” ndaj Slavia-s, ndërkohë që Man.United dhe Vil

15 Prill 2021, 21:00 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Roma, barazim që e çon në gjysmëfinale,

EUROPË– Janë mësuar edhe skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League. Në ndeshjen Roma-Ajax zhvilluar në “Olimpico” përfundoi me shifrat 1-1,barazim që i ka mjaftuar verdhekuqëve të kalonin në raundin tjetër, pas fitores 2-1 në Amsterdam. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nis mirë për holandezët të cilët shënuan në minutën e 49-të me anë të Brobbey-t. Një realizim i tillë e bëri ndeshjen më spektakolare,por në të 72-tën Dzeko do të barazonte shifrat,duke mbyllur çdo histori. Tani Roma do të luajë në gjysmëfinale ndaj Manchester United.

MANCHESTER UNITED-GRANADA 2-0

Mancheshter United fitoi me shifrat 2-0 ndaj Granadas dhe u kualifikua në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0, pasi fitoi edhe një Spanjë një javë më parë me shifrat 0-2.“Djajtë e kuq” gjetën golin që në minutën e 6’ me anë të Edinson Cavanit dhe nuk u dhanë shpresë reagimi spanjollëve, ndërsa në minutën e fundit ishte futbollisti i Granadës, Vallejo që devijoi topin në mënyrë të pafat në portën e tij.

SLAVIA PRAGUE-ARSENAL 0-4

Pas barazimit 1-1 një javë më parë në “Emirates Stadium”, Arsenali nuk e vuri për asnjë moment në dyshim kalimin në gjysmëfinale mbrëmjen e sotme në Pragë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Slavias.“Topçinjtë” e nisën vrullshëm ndeshjen dhe arritën të shënojnë tre herë brenda 6 minutave, me Pepe në minutën e 18’, Lacazette në të 21-ën me penallti dhe Saka në të 24-tën, ndërsa në minutën e 77’ ishte sërish francezi Lacazette që vulosi rezultatin.

VILLAREAL-DINAMO ZAGREB 2-1

Villareali triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos së Zagrebit, këtë herë me shifrat 2-1, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me Arsenalin.Spanjollët zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, pasi shënuan me Paco Alcacer në minutën e 36’ dhe me Morenon në të 43-ën, ndërsa kroatët gjetën golin e nderit me anë të Orsic 15 minuta para fundit të ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ajax europa league roma ajax europa league roma

Sondazh

Poll

Sport 15 Prill 2021, 19:26

Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tan...