Sport

Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

15 Prill 2021, 19:26 Nga DOSJA
Messi nxjerr në ankand këpucët e rekordit

SPANJE – Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën. Ai vendosi rekord me atë gol dhe tani tifozët e tij mund t’i bëjnë tyret ato.
Paratë që do të mblidhen nga ky ankand do të shkojnë për bamirësi, për fëmijët e sëmurë.Mendohet se për këpucët e veçanta të Messi do të ofrohet një shumë e konsiderueshme, ndërkohë që kjo shumë do të derdhet në llogarinë e “Vall Hebron Univeristy Hospital”.

Messi is putting his record-breaking boots on auction to raise money for sick children.

The boots he scored his 644th goal for Barcelona in are expected to raise a huge sum for the Arts and Health Project of the Vall Hebron University Hospital ?❤️ pic.twitter.com/r5c2Ax538V

— ESPN FC (@ESPNFC) April 15, 2021


Messi mund të jetë duke zhvilluar sezonin e fundit me fanellën e Barcelonës. Atij i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka shprehur dëshirën për të qëndruar, derisa për t’u larguar edhe zyrtarisht e kishte bërë të ditur vitin e kaluar, por Barça nuk e lejoi.
Ardhja në krye të klubit, të Joan Laportë, ka kthyer shpresat te tifozët se më i miri i të gjitha kohëve do t’i varë atletet te klubi i tyre i zemrës.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll